1. Edukimi muzikor ndihmon në zhvillimin e gjuhësisë dhe të logjikës: Nxënësit të cilët marrin mësime muzike në moshë të hershme, zhvillojnë një pjesë të trurit të lidhur me gjuhët dhe logjikës. Ana e majtë e trurit zhvillohet më mirë me muzikë, ndër të cilat këngët janë ato që gdhendin më shumë informacione në mendjet...
18 përftime nga kurset e muzikës
1. Edukimi muzikor ndihmon në zhvillimin e gjuhësisë dhe të logjikës:
Nxënësit të cilët marrin mësime muzike në moshë të hershme, zhvillojnë një pjesë të trurit të lidhur me gjuhët dhe logjikës. Ana e majtë e trurit zhvillohet më mirë me muzikë, ndër të cilat këngët janë ato që gdhendin më shumë informacione në mendjet e të rinjve.
2. Zhvillim të memories:
Edhe kur performojnë me partiturë përpara, muzikantët përdorin memorien për të luajtur. Kjo cilësi do t’u duhet atyre jo vetëm në arsimim, por në shumë fusha në jetë.
3. Nxënësit mësojnë të përmirësojnë punën e tyre:
Mësimi i muzikës promovon punën personale, dhe nxënësit mësojnë që të duan të performojnë një pjesë të mirë dhe jo medikore. Kjo dëshirë mund të aplikohet në të gjitha lëndët e tjera.
4. Zhvillim të koordinimit:
Nxënësit që praktikojnë instrumentat muzikorë zhvillojnë koordinimin sy-duar. Ashtu siç edhe në sporte, fëmijët zhvillojnë aftësitë motorrike duke luajtur muzikë.
5. Vlerën e arritjes:
Të mësosh një pjesë muzikore në një instrument, është sfiduese, por jo e parealizueshme. Nxënës të cilët arrijnë suksese edhe në pjesët më të vogla, ndihet krenarë për punën që ata kanë bërë.
6. Fëmijët janë më të angazhuar në shkolla:
Nxënësit që studiojnë për muzikë kanë një përqindje më të madhe që të jenë kuriozë dhe të interesuar për lëndë të tjera në shkollë.
7. Sukses në shoqëri:
Muzika është fabrika e shoqërisë së sotme. Muzika i jep trajtë aftësive dhe karaktereve tona. Nxënësit që luajnë në banda apo orkestra janë më pak të prirur për të abuzuar me substanca në jetën e tyre. Edukimi muzikor kontribuon mjaftueshëm dhe në zhvillimin e inteligjencave të nxënësit.
8. Zhvillimi emocional:
Nxënësit që studiojnë për muzikë kanë një zhvillim emocional më të madh, dhe janë më empatikë ndaj kulturave të tjera. Gjithashtu ata kanë vetinë të kenë një vetvlerësim më të madh dhe të jenë më pak ankciozë.
9. Mësimi i strukturave:
Nxënësit zhillojnë aftësitë e tyre matematikore, si dhe njohjen e strukturave të ndryshme nga edukimi muzikor. Muzika ofron përsëritje të vazhdueshme në një format shumë interesant.
10. Nota më të larta në provime:
Nxënës të cilët kanë studiuar muzikë, fitojnë nota më të larta në testet e standartizuara.
11. Muzika zhvillon imagjinatën dhe kuriozitetin intelektual: Të mësuarit të muzikës që në fëmijëri i ndihmon ata të fitojnë një sjellje pozitive ndaj të mësuarit dhe kuriozitetit. Edukimi artistik zhvillon trurin në tërësi dhe gjithashtu imagjinatën.
12. Muzika është relaksuese dhe shkarkuese:
Nxënësit muzikantë luftojnë stresin duke luajtur muzikë. Gjithashtu muzika e qetë i ndihmon ata të relaksohen.
13. Edukimi muzikor mëson disiplinën:
Fëmijët që luajnë një instrument muzikor, marrin një mësim të mirë në disiplinë. Ata mësojnë të ndajnë orare përkatëse për të studiuar instrumentin dhe për të ndihmuar në realizimin e pjesëve individuale.
14. Përgatitja për një ekonomi kreative:
Investimi në edukimet artistike i përgatit nxënësit për fuqinë punonjëse të shekullit të 21të. Ekonomia e re ka krijuar më shumë karriera artistike dhe këto lloj pozicionesh sa vijnë edhe shtohen.
15. Zhvillimi i mendimit kreativ:
Fëmijët që studiojnë artet mësojnë të mendojnë me më shumë kreativitet. Ky lloj edukimi i ndihmon ata të zgjidhnin problemet duke i parë nga këndvështrime të ndryshme dhe të zbulojnë që jo gjithmonë ka veç një përgjigje.
16. Muzika zhvillon inteligjencën hapësinore:
Nxënësit që marrin një edukim muzikor, zhillojnë inteligjencën hapësinore, e cila i lejon ata të përceptojnë botën më ndryshme. Inteligjenca hapësinore është e rëndësishme në matematikë dhe lëndë të tjera.
17. Fëmijët mësojnë të punojnë në grup:
Edukimi muzikor shpeshherë kërkon punën në grup si në kore, ansamble apo orkestra. Në këto grupime, nxënësit mësojnë të punojnë së bashku, të respektojnë njëri tjetrin si dhe të ndërtojnë besimin reciprok.
18. Vetëbesim: Me inkurajimin e prindërve dhe mësuesve, nxënësit që marrin një edukim muzikor ndërtojnë krenari dhe konfidencë. Edukimi muzikor zhvillon gjithashtu dhe bashkëveprimin më të mirë midis nxënësve.