Çfarë është kursi Muz?
Është një orë mësimi në javë për fëmijët e grupmoshave 4-6 vjeç.
Muzika tek ata vjen natyrshëm.
atë çka ndodh në Muz është që nëpërmjet lojës fëmijët sensibilizohen për njohuritë që ata kanë. Njihen me zhanre të ndryshme muzikore. Nisin të njohin instrumenta muzikorë dhe gjithashtu mësojnë se si të përdorin zërin e tyre.
Nëpërmjet këngëve, njihen me simbolika të ndryshme edukative.
Dhe jo vetëm kaq, po njihen dhe me këngë tradicionale të kulturave të tjera.
Zhvillojnë sensin e ritmit, muzikës, disiplinës dhe anën sociale.
Dhe të gjitha këto nëpërmjet lojës.
Klasa drejtohet nga Albani dhe Klodeta
Kursi nis në Shtator dhe mbaron në fund të muajit Maj.
Pagesat 10 javore kushtojnë 9500 Lekë.