Kurse kitare në Tiranë

Kurset e kitarës janë nga më të kërkuara në Akademinë Hollywood dhe ne jemi munduar që në këto 15 vite të kemi një gamë të gjerë të edukimit muzikor të kitarës, duke i ofruar nxënësve leksione të kitarës klasike, të kitarës akustike apo vetëm të kitarës elektrike.
Kursi i kitarës pranon nxënës fillestarë apo dhe të avancuar.
Si shkollë muzike që ofron dhe klasat kolektive të grupeve muzikore, nxënësit e kursit të kitarës njihen me një gamë të gjerë të instrumentit dhe kanë mundësinë të luajnë si në kitara akustike/klasike por dhe ato elektrike ku sidomos të rinjtë e gjejnë veten.
Pedagogët tanë të kitarës kanë një eksperiencë mbi 10 vjeçare në pedagogji dhe të gjithë janë të diplomuar në degën e kitarës - pra ju do të takoni pedagogë të pasionuar me instrumentin e tyre të cilët janë shumë të aftë për ta përcjellë dashurinë për instrumentin dhe muzikën tek brezat e rinj. I gjithë stafi ynë ka trajnime të vazhdueshme për sa i përket edukimit muzikor dhe njohjes kognitive të nxënësve.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth mësuesve me të cilët mund të punoni na kontaktoni për një mësim provë.
Kursi i kitarës për fëmijët deri 10 vjeç është 30 minuta individual, dhe kursi i kitarës për mbi 10 vjeçarët mund të jetë 30 apo 45 minuta. Ju mund ta ndiqni kursin e kitarës 1 herë apo 2 herë në javë
https://akademiahollywood.al/wp-content/uploads/2019/05/quote_sign_gray.png
Posteri i koncertit ROCKFEST 2024

Koncerte dhe dalje në skenë

Në Akademinë Hollywood ne i japim rëndësi daljes në skenë të nxënësve dhe procesit të rëndësishëm që shoqëron koncertet dhe shfaqjet.
Nxënësit që ndjekin kurset e kitarës kanë mundësinë të dalin në skenë në koncertet e mëdhaja që organizohen në javën e tretë të Dhjetorit dhe gjithashtu në javën e tretë të Qershorit, por gjithashtu thuajse çdo muaj ata kanë mundësinë të jenë pjesëmarrës në aktivitetet e vogla koncertere si "Koncertet e klasës", "Open Mic" apo dhe organizime të tjera gjatë muajve shkollorë.
Gjithashtu nxënësit e apasionuar pas muzikës moderne kanë mundësinë të ndjekin klasën ROCK101 dhe të jenë pjesëmarrës në ROCKFESTIN - koncertin e 21 Qershorit

Mësime sipas niveleve

Niveli Fillestar

Nëse ju ose fëmija juaj po nisni kurset e kitarës për herë të parë, e rëndësishme është të krijoni një bazë të fortë e cila ju garanton një sukses afatgjatë.

Mësuesit tanë kanë një përvojë të gjerë pune me fillestarë dhe ne mund të rrënjosim një ndjenjë të fortë të ritmit, teorisë së muzikës, leximit të notave, teknikës, intervaleve, etj,. Qëllimi është t’ju ndihmojë të bëheni një muzikant i pavarur, dhe t’ju japim shtysën më të mirë për të qenë sa më të suksesshëm në udhëtimin tuaj muzikor. Sigurisht, për leksionet e muzikës në Tiranë, Akademia Hollywood është vendi ku ju do doni të nisni kurset e muzikës.

Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.

Niveli mesatar

Ju mbase keni mësuar të luani në mënyrë autodidakte, apo keni eksperiencë në kitarë por dëshironi që lojën tuaj ta çoni në një tjetër Nivel. Mësuesit në Akademinë Hollywood do të jenë mëse të kënaqur t’ju ndihmojnë në edukimin tuaj muzikor duke ju treguar pikat tuaja të dobëta dhe të forta. Merrni kitarën me vehte dhe ejani për të çuar aftësitë tuaj në një tjetër nivel.

Leksionet për nivelin mesatar janë kryesisht 45 minuta.

Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.

Niveli i avancuar

Keni disa vite që luani në instrumentin e kitarës dhe mendoni që ka ardhur momenti për të qenë akoma më mirë dhe për të patur një qasje të re në edukimin tuaj. Jeni të apasionuar nga kitaristët e famshëm të kësaj bote dhe doni të mësoni teknikat e avancuara? Mësuesit tanë, të gjithë të diplomuar në kitarë dhe të përkushtuar ndaj mësimdhënies janë këtu për t’ju ndihmuar. Nxënësit tanë të avancuar kanë arritur të fitojnë dalin në shumë skena shqiptare dhe të huaja dhe  gjithashtu kanë fituar bursa në studimet e tyre universitare.

Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.

Metodika e leksioneve

Në kurset e kitarës mësuesit tuaj punojnë me disa metoda në varësi të asaj që ju pëlqeni.
Përpos leximit të notave në pentagram do të keni mundësinë të njihni dhe tablaturat muzikore dhe sigurisht akordet.
Klasat tona janë të gjitha të pajisura me kitara klasike, akustike dhe elektrike - por ne ju sugjerojmë që të keni kitarën tuaj personale sa herë që vini në leksion.
Të gjithë klasat tona janë të pajisuara dhe me iPad duke përdorur teknologjinë në të mirë të mësimdhënies.
https://akademiahollywood.al/wp-content/uploads/2019/05/quote_sign_gray.png
Koncert i kitarës

Keni ende pyetje?

Can't find what you're looking for?