Nëse ju ose fëmija juaj po nisni leksionet e pianos për herë të parë, e rëndësishme është të krijoni një bazë të fortë e cila ju garanton një sukses afatgjatë.
Mësuesit tanë kanë një përvojë të gjerë pune me fillestarë dhe ne mund të rrënjosim një ndjenjë të fortë të ritmit, teorisë së muzikës, leximit të notave, teknikës, intervaleve, etj,. Qëllimi është t’ju ndihmojë të bëheni një muzikant i pavarur, dhe t’ju japim shtysën më të mirë për të qenë sa më të suksesshëm në udhëtimin tuaj muzikor. Sigurisht, për leksionet e muzikës në Tiranë, Akademia Hollywood është vendi ku ju do doni të nisni leksionet e muzikës.
Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.
Ju mbase keni mësuar të luani në mënyrë autodidakte, apo keni eksperiencë në piano por dëshironi që lojën tuaj ta çoni në një tjetër Nivel. Mësuesit në Akademinë Hollywood do të jenë mëse të kënaqur t’ju ndihmojnë në edukimin tuaj muzikor duke ju treguar pikat tuaja të dobëta dhe të forta.
Leksionet për nivelin mesatar janë kryesisht 45 minuta.
Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.
Keni disa vite që luani në instrumentin e pianos dhe mendoni që ka ardhur momenti për të qenë akoma më mirë dhe për të patur një qasje të re në edukimin tuaj. Mësuesit tanë, të gjithë të diplomuar në Piano dhe të përkushtuar ndaj mësimdhënies janë këtu për t’ju ndihmuar. Nxënësit tanë të avancuar kanë arritur të fitojnë çmime të para në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare dhe gjithashtu kanë fituar bursa në studimet e tyre universitare.
Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.