kurse violine në Tiranë

Si do ishte muzika pa forcën e harqeve?
Në Akademinë Hollywood ju mund të mësoni instrumentin e violinës dhe gjithashtu të jeni pjesë e klasave kolektive që ne ofrojmë për instrumentat e harqeve. Mësuesja jonë e violinës prej shumë vitesh është fokusuar në mësimdhënien e këtij instrumenti dhe prej punës së saj kemi parë rezultate të shkëlqyera tek nxënësit.
Mos harroni që violina është një instrument që ofron shumë sfida, por çdo sfidë është aq e bukur dhe e vlefshme.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth mësuesve me të cilët mund të punoni na kontaktoni për një mësim provë.
https://akademiahollywood.al/wp-content/uploads/2019/05/quote_sign_gray.png
Kurse Violine Tiranë

Koncerte dhe dalje në skenë

Në Akademinë Hollywood ne i japim rëndësi daljes në skenë të nxënësve dhe procesit të rëndësishëm që shoqëron koncertet dhe shfaqjet.
Nxënësit që ndjekin leksionet e violinës kanë mundësinë të dalin në skenë në koncertet e mëdhaja që organizohen në javën e tretë të Dhjetorit dhe gjithashtu në javën e tretë të Qershorit, por gjithashtu thuajse çdo muaj ata kanë mundësinë të jenë pjesëmarrës në aktivitetet e vogla koncertere si "Koncertet e klasës", "Open Mic" apo dhe organizime të tjera gjatë muajve shkollorë.
Gjithashtu nxënësit e apasionuar pas muzikës moderne kanë mundësinë të ndjekin klasën ROCK101 dhe të jenë pjesëmarrës në ROCKFESTIN - koncertin e 21 Qershorit

Mësime sipas niveleve

Niveli Fillestar

Nëse ju ose fëmija juaj po nisni leksionet e violinës për herë të parë, e rëndësishme është të krijoni një bazë të fortë e cila ju garanton që të keni një sukses afatgjatë.

Mësuesit tanë kanë një përvojë të gjerë pune me fillestarë dhe ne mund të rrënjosim një ndjenjë të fortë të ritmit, teorisë së muzikës, leximit të notave, teknikës,  etj,. Qëllimi është t’ju ndihmojë të bëheni një muzikant i pavarur, dhe t’ju japim shtysën më të mirë për të qenë sa më të suksesshëm në udhëtimin tuaj muzikor. Sigurisht, për leksionet e muzikës në Tiranë, Akademia Hollywood është vendi ku ju do doni të nisni leksionet e muzikës.

Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.

Niveli mesatar

Ju mbase keni mësuar të luani disa pjesë të vogla në violinë,  por dëshironi që lojën tuaj ta çoni në një tjetër Nivel – apo të njihni stile të reja muzikore. Mësuesit në Akademinë Hollywood do të jenë mëse të kënaqur t’ju ndihmojnë në edukimin tuaj muzikor duke ju treguar pikat tuaja të dobëta dhe të forta. Merrni violinën me vehte dhe ejani për të çuar aftësitë tuaj në një tjetër nivel.

Leksionet për nivelin mesatar janë kryesisht 45 minuta.

Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.

Niveli i avancuar

Keni disa vite që luani në instrumentin e violinës dhe mendoni që ka ardhur momenti për të qenë akoma më mirë dhe për të patur një qasje të re në edukimin tuaj. Jeni të apasionuar të luani koncerte nga kompozitorët e njohur dhe  doni të mësoni teknikat e avancuara? Ne do ju ofrojmë edukimin më cilësor dhe më të përshtatshëm për ju, dhe nga ju presim të punoni për të çuar nivelin tuaj si violinist/e sa më lart.

Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.

Metodika e leksioneve

Leksionet e violinës janë të gjitha leksione individuale në të cilën mësuesja jonë punon për t'iua bërë sa më të rrjedhshëm ecurinë tuaj. Është e rëndësishme që secili nxënës të ketë një instrument të tijin personal cilësor, që të ketë mundësi të punojë individualisht në shtëpi.
Klasat janë 30 apo 45 minutëshe dhe nga ju pritet të punoni në shtëpi.

Në klasat tona mund të gjeni gjithmonë violina të disa masave, por ne ju sugjerojmë që gjithmonë të keni instrumentin tuaj me vehte.
Të gjithë klasat tona janë të pajisuara dhe me iPad duke përdorur teknologjinë në të mirë të mësimdhënies.
https://akademiahollywood.al/wp-content/uploads/2019/05/quote_sign_gray.png
Kurse Violine Tiranë

Keni ende pyetje?

Can't find what you're looking for?