Kurse vokali në Tiranë

Sa i fuqishëm është zëri njerëzor?
Nga të gjitha instrumentat muzikore, ai që është më uniku dhe i papërsëritshëm është vokali njerëzor.
Është një kënaqësi që në Akademinë Hollywood ne kemi patur shancin të punojmë me disa nga zërat më të bukura që ofron vendi ynë dhe me shumë të rinj të talentuar.
Leksionet e këngës janë të gjitha individuale dhe ofrohen nga mësuese profesioniste, të shkolluara në Akademinë e Arteve.
Për çdo regjistrim ka një provë paraprake që bëhet për të vendosur për leksionet e vokalit.
Nëse do shihni X FaCtor apo Voice - shumë nxënës tanët kanë qenë finalistë apo fitues të shumë edicioneve-

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth mësuesve me të cilët mund të punoni na kontaktoni për një mësim provë.
https://akademiahollywood.al/wp-content/uploads/2019/05/quote_sign_gray.png
Kurse kënge, Vokali Tiranë

Koncerte dhe dalje në skenë

Në Akademinë Hollywood ne i japim rëndësi daljes në skenë të nxënësve dhe procesit të rëndësishëm që shoqëron koncertet dhe shfaqjet.
Nxënësit që ndjekin leksionet e vokalit kanë mundësinë të dalin në skenë në koncertet e mëdhaja që organizohen në javën e tretë të Dhjetorit dhe gjithashtu në javën e tretë të Qershorit, por gjithashtu thuajse çdo muaj ata kanë mundësinë të jenë pjesëmarrës në aktivitetet e vogla koncertere si "Koncertet e klasës", "Open Mic" apo dhe organizime të tjera gjatë muajve shkollorë.
Në koncertet e mëdhaja nxënësit shoqërohet akustikisht nga pedagogët në instrumente. Në Rockfest Nxënësit e vokalit janë së bashku me grupin e tyre muzikor.

Mësime sipas niveleve

Niveli Fillestar

Nëse ju ose fëmija juaj po nisni leksionet e vokalit për herë të parë (keni kaluar provën paraprake), e rëndësishme është të ndërtoni bazat e teknikës së vokalit.

Mësuesit tanë kanë një përvojë të gjerë pune me fillestarë dhe ne mund të rrënjosim një ndjenjë të fortë të ritmit, teorisë së muzikës,frymëmarrje,  teknikës,  etj,. Qëllimi është t’ju ndihmojë të bëheni një muzikant i pavarur, dhe t’ju japim shtysën më të mirë për të qenë sa më të suksesshëm në udhëtimin tuaj muzikor. Sigurisht, për leksionet e muzikës në Tiranë, Akademia Hollywood është vendi ku ju do doni të nisni leksionet e muzikës.

Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.

Niveli mesatar

Ju mbase keni kënduar në shkollë,  por dëshironi që dëshirën tuaj për të kënduar ta çoni në një tjetër Nivel. Mësuesit në Akademinë Hollywood do të jenë mëse të kënaqur t’ju ndihmojnë në edukimin tuaj muzikor duke ju treguar pikat tuaja të dobëta dhe të forta. Bëhuni gati për një eksperiencë fantastike

Leksionet për nivelin mesatar janë kryesisht 45 minuta.

Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.

Niveli i avancuar

Keni disa vite që këndoni  dhe mendoni që ka ardhur momenti për të qenë akoma më mirë dhe për të patur një qasje të re në edukimin tuaj. Doni të krijoni një repertor më të gjerë dhe të keni më siguri në skenë dhe gjithashtu   doni të mësoni teknikat e avancuara? Ne do ju ofrojmë edukimin më cilësor dhe më të përshtatshëm për ju, dhe nga ju presim të punoni për të çuar nivelin tuaj si vokalist sa më lart.

Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.

Prova përpara leksioneve

Keni dëshirë të nisni leksionet e këngës por nuk dini si të na bashkoheni?
Për çdo nxënës që do të ndjekë leksionet e këngës, ne paraprakisht ju vendosim një takim me pedagogët për të provuar të dhënat tuaja. Për të lënë një takim, ju duhet të na telefononi në nr tonë 0692211158.

Ditën e provës, ju lutem të kini përgatitur 1-3 këngë që keni qejf të këndoni.
Pedagogu do ju dëgjojë këngët që keni zgjedhur dhe së bashku do të provoni dhe disa dëgjime muzikore.
Pas një prove me sukses, ju mund të përzgjidhni dhe orarin e leksioneve (në varësi të orëve të lira)
Suksese!
https://akademiahollywood.al/wp-content/uploads/2019/05/quote_sign_gray.png
Kurse Vokali Tiranë

Keni ende pyetje?

Can't find what you're looking for?