Leksione Muzike në Tiranë

Sa e bukur është muzika dhe sa shumë mundësi keni për të mësuar instrumente nga më të ndryshmet?
Shumë nxënës në Akademinë Hollywood zgjedhin instrumentat që janë thuajse më "popullorët" në botën e mësimdhënies, por nuk keni pse të përzgjidhni vetëm ato.
Në Akademinë Hollywood ju mund të mësoni: Ukulelen, Bassin, Cellon, Trompën, Klarinetën, Trumpetën apo dhe instrumenta të tjerë. Mjafton të na telefononi dhe ne do ju gjejmë mundësinë që ju të ndiqni leksionet për insturmentin tuaj të preferuar.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth mësuesve me të cilët mund të punoni na kontaktoni për një mësim provë.
https://akademiahollywood.al/wp-content/uploads/2019/05/quote_sign_gray.png
Kurse Muzike Tirane - Akademia Hollywood

Koncerte dhe dalje në skenë

Në Akademinë Hollywood ne i japim rëndësi daljes në skenë të nxënësve dhe procesit të rëndësishëm që shoqëron koncertet dhe shfaqjet.
Nxënësit që ndjekin leksionet e muzikës kanë mundësinë të dalin në skenë në koncertet e mëdhaja që organizohen në javën e tretë të Dhjetorit dhe gjithashtu në javën e tretë të Qershorit, por gjithashtu thuajse çdo muaj ata kanë mundësinë të jenë pjesëmarrës në aktivitetet e vogla koncertere si "Koncertet e klasës", "Open Mic" apo dhe organizime të tjera gjatë muajve shkollorë.
Gjithashtu nxënësit e apasionuar pas muzikës moderne kanë mundësinë të ndjekin klasën ROCK101 dhe të jenë pjesëmarrës në ROCKFESTIN - koncertin e 21 Qershorit

Mësime sipas niveleve

Niveli Fillestar

Nëse ju ose fëmija juaj po nisni leksionet e një instrumenti për herë të parë, e rëndësishme është të krijoni një bazë të fortë e cila ju garanton që të keni një sukses afatgjatë.

Mësuesit tanë kanë një përvojë të gjerë pune me fillestarë dhe ne mund të rrënjosim një ndjenjë të fortë të ritmit, teorisë së muzikës, leximit të notave, teknikës,  etj,. Qëllimi është t’ju ndihmojë të bëheni një muzikant i pavarur, dhe t’ju japim shtysën më të mirë për të qenë sa më të suksesshëm në udhëtimin tuaj muzikor. Sigurisht, për leksionet e muzikës në Tiranë, Akademia Hollywood është vendi ku ju do doni të nisni leksionet e muzikës.

Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.

Niveli mesatar

Ju mbase keni mësuar të luani disa pjesë të vogla në instrumentin tuaj të preferuar,  por dëshironi që lojën tuaj ta çoni në një tjetër Nivel – apo të njihni stile të reja muzikore. Mësuesit në Akademinë Hollywood do të jenë mëse të kënaqur t’ju ndihmojnë në edukimin tuaj muzikor duke ju treguar pikat tuaja të dobëta dhe të forta. Merrni instrumentin tuaj me vehte dhe ejani për të çuar aftësitë tuaj në një tjetër nivel.

Leksionet për nivelin mesatar janë kryesisht 45 minuta.

Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.

Niveli i avancuar

Keni disa vite që luani në instrumentin tuaj dhe mendoni që ka ardhur momenti për të qenë akoma më mirë dhe për të patur një qasje të re në edukimin tuaj. Jeni të apasionuar të luani koncerte nga kompozitorët e njohur dhe  doni të mësoni teknikat e avancuara? Ne do ju ofrojmë edukimin më cilësor dhe më të përshtatshëm për ju, dhe nga ju presim të punoni për të çuar nivelin tuaj si violinist/e sa më lart.

Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.

Keni ende pyetje?

Can't find what you're looking for?