Viti i parë është viti ku fëmijët dhe të rinjtë mësohen me të qënurit pjesë e një trupe teatrale dhe marrin leksioni pas leksioni njohuri të reja mbi skenën dhe teatrin.
Në vitin e dytë dhe të tretë në klasën e teatrit, nxënës jane më të mësuar me skenën dhe kanë më shumë vetbesim. Ata mësohen me sfidat dhe me teknikat e reja që mësojnë.
Në vitin e tyre të katërt apo më shumë në ndjekje të klasave të teatrit, fëmijët dhe të rinjtë janë gati për të marrë role më të vështira si dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur të kenë aktrimin apo regjinë si pjesë e shkollimit të tyre profesional.