Kurse baterie në Tiranë

Si mund të ishte një shkollë muzike pa klasa të baterisë?
Ne jemi shumë krenarë që kemi të ndërtuar të vetmen degë baterie për mbi 15 vite në Akademinë Hollywood duke qenë jo vetëm pararojë në edukimin modern, por duke mbajtur të njëjtën cilësi dhe dëshirë për edukim ritmik.
Me disa klasa baterie, leksionet tona mund t'i ndiqni nga e hëna të të premte pasdite.
Pedagogët tanë të baterisë kanë një eksperiencë mbi 15 vjeçare në pedagogji dhe të gjithë janë bateristë profesionistë - pra ju do të takoni pedagogë të pasionuar me insturmentin e tyre të cilët janë shumë të aftë për ta përcjellë dashurinë për instrumentin dhe muzikën tek brezat e rinj. I gjithë stafi ynë ka trajnime të vazhdueshme për sa i përket edukimit muzikor dhe njohjes kognitive të nxënëyve.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth mësuesve me të cilët mund të punoni na kontaktoni për një mësim provë.
https://akademiahollywood.al/wp-content/uploads/2019/05/quote_sign_gray.png
kurse Bateri Tirane

Koncerte dhe dalje në skenë

Në Akademinë Hollywood ne i japim rëndësi daljes në skenë të nxënësve dhe procesit të rëndësishëm që shoqëron koncertet dhe shfaqjet.
Nxënësit që ndjekin leksionet e baterisë kanë mundësinë të dalin në skenë në koncertet e mëdhaja që organizohen në javën e tretë të Dhjetorit dhe gjithashtu në javën e tretë të Qershorit, por gjithashtu thuajse çdo muaj ata kanë mundësinë të jenë pjesëmarrës në aktivitetet e vogla koncertere si "Koncertet e klasës", "Open Mic" apo dhe organizime të tjera gjatë muajve shkollorë.
Gjithashtu nxënësit e apasionuar pas muzikës moderne kanë mundësinë të ndjekin klasën ROCK101 dhe të jenë pjesëmarrës në ROCKFESTIN - koncertin e 21 Qershorit

Mësime sipas niveleve

Niveli Fillestar

Nëse ju ose fëmija juaj po nisni leksionet e baterisë për herë të parë, e rëndësishme është të krijoni një bazë të fortë e cila ju garanton një sukses afatgjatë duke mësuar teknikën e shkopave.

Mësuesit tanë kanë një përvojë të gjerë pune me fillestarë dhe ne mund të rrënjosim një ndjenjë të fortë të ritmit, teorisë së muzikës, leximit të notave, teknikës,  etj,. Qëllimi është t’ju ndihmojë të bëheni një muzikant i pavarur, dhe t’ju japim shtysën më të mirë për të qenë sa më të suksesshëm në udhëtimin tuaj muzikor. Sigurisht, për leksionet e muzikës në Tiranë, Akademia Hollywood është vendi ku ju do doni të nisni leksionet e muzikës.

Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.

Niveli mesatar

Ju mbase keni mësuar të luani në mënyrë autodidakte, apo keni eksperiencë në btaeri por dëshironi që lojën tuaj ta çoni në një tjetër Nivel – apo të njihni stile të reja muzikore. Mësuesit në Akademinë Hollywood do të jenë mëse të kënaqur t’ju ndihmojnë në edukimin tuaj muzikor duke ju treguar pikat tuaja të dobëta dhe të forta. Merrni shkopat me vehte dhe ejani për të çuar aftësitë tuaj në një tjetër nivel.

Leksionet për nivelin mesatar janë kryesisht 45 minuta.

Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.

Niveli i avancuar

Keni disa vite që luani në instrumentin e baterisë dhe mendoni që ka ardhur momenti për të qenë akoma më mirë dhe për të patur një qasje të re në edukimin tuaj. Jeni të apasionuar nga bateristët e famshëm të kësaj bote dhe doni të mësoni teknikat e avancuara? Mësuesit tanë, të gjithë bateristë profesionistë dhe të përkushtuar ndaj mësimdhënies janë këtu për t’ju ndihmuar. Nxënësit tanë të avancuar kanë arritur të fitojnë dalin në shumë skena shqiptare dhe të huaja.

Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.

Metodika e leksioneve

Në leksionet e baterisë mësuesit tuaj punojnë me disa metoda në varësi të asaj që ju pëlqeni. Ajo që është e rëndësishme është që ju të ndiheni rehat në instrument dhe gjithashtu të jeni shumë të lirshëm kur luani.
Shumë rëndësi kontrollit të duarve dhe për këtë punohet shumë me ritme dhe metoda të ndryshme.
Përpos leximit të ritmeve do të keni mundësinë të njihni dhe të lexoni një partiturë perkusive.
Klasat tona janë të gjitha të pajisura me bateri akustike apo elektrike, pra ju ju nevojiten vetëm shkopat gjatë leksionit dhe kufje për të vegjëlit.
Të gjithë klasat tona janë të pajisuara dhe me iPad duke përdorur teknologjinë në të mirë të mësimdhënies.
https://akademiahollywood.al/wp-content/uploads/2019/05/quote_sign_gray.png
Kurse muzike Tirane

Keni ende pyetje?

Can't find what you're looking for?