Nëse ju ose fëmija juaj po nisni leksionet e një instrumenti për herë të parë, e rëndësishme është të krijoni një bazë të fortë e cila ju garanton që të keni një sukses afatgjatë.
Mësuesit tanë kanë një përvojë të gjerë pune me fillestarë dhe ne mund të rrënjosim një ndjenjë të fortë të ritmit, teorisë së muzikës, leximit të notave, teknikës, etj,. Qëllimi është t’ju ndihmojë të bëheni një muzikant i pavarur, dhe t’ju japim shtysën më të mirë për të qenë sa më të suksesshëm në udhëtimin tuaj muzikor. Sigurisht, për leksionet e muzikës në Tiranë, Akademia Hollywood është vendi ku ju do doni të nisni leksionet e muzikës.
Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.
Ju mbase keni mësuar të luani disa pjesë të vogla në instrumentin tuaj të preferuar, por dëshironi që lojën tuaj ta çoni në një tjetër Nivel – apo të njihni stile të reja muzikore. Mësuesit në Akademinë Hollywood do të jenë mëse të kënaqur t’ju ndihmojnë në edukimin tuaj muzikor duke ju treguar pikat tuaja të dobëta dhe të forta. Merrni instrumentin tuaj me vehte dhe ejani për të çuar aftësitë tuaj në një tjetër nivel.
Leksionet për nivelin mesatar janë kryesisht 45 minuta.
Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.
Keni disa vite që luani në instrumentin tuaj dhe mendoni që ka ardhur momenti për të qenë akoma më mirë dhe për të patur një qasje të re në edukimin tuaj. Jeni të apasionuar të luani koncerte nga kompozitorët e njohur dhe doni të mësoni teknikat e avancuara? Ne do ju ofrojmë edukimin më cilësor dhe më të përshtatshëm për ju, dhe nga ju presim të punoni për të çuar nivelin tuaj si violinist/e sa më lart.
Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.