Kurse Piano në Tiranë

Kursi i pianos është i suksesshëm kur mësuesi që ofron njohuritë është i specializuar në pedagogji.
Përvojat e mësuesve tanë të pianos në mësimdhënie variojnë nga një minimum prej 10 vitesh si pedagogë dhe mbi 20 vite si muzikantë.
Mësueset tanë të pianos janë të diplomuar nga Akademia e Artave në Tiranë apo dhe nga Akademie/Universitete në botë. I gjithë stafi ynë ka trajnime të vazhdueshme për sa i përket edukimit muzikor dhe njohjes kognitive të nxënësve.
Kursi i pianos mund të nisë që nga mosha e parashkollorit.
Për fëmijët deri në 10 vjeç ju mund të ndiqni kurset e pianos 30 minuta dhe për më të rritur 45 minuta. Kursin e pianos mund ta ndiqni 1 apo 2 herë në javë.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth mësuesve me të cilët mund të punoni na kontaktoni për një mësim provë.
https://akademiahollywood.al/wp-content/uploads/2019/05/quote_sign_gray.png
kurse Piano tiranë

Koncerte dhe dalje në skenë

Në Akademinë Hollywood ne i japim rëndësi daljes në skenë të nxënësve dhe procesit të rëndësishëm që shoqëron koncertet dhe shfaqjet.
Nxënësit që ndjekin kurset e pianos kanë mundësinë të dalin në skenë në koncertet e mëdhaja që organizohen në javën e tretë të Dhjetorit dhe gjithashtu në javën e tretë të Qershorit, por gjithashtu thuajse çdo muaj ata kanë mundësinë të jenë pjesëmarrës në aktivitetet e vogla koncertere si "Koncertet e klasës", "Open Mic" apo dhe organizime të tjera gjatë muajve shkollorë.

Mësime sipas niveleve

Niveli Fillestar

Nëse ju ose fëmija juaj po nisni leksionet e pianos për herë të parë, e rëndësishme është të krijoni një bazë të fortë e cila ju garanton një sukses afatgjatë.

Mësuesit tanë kanë një përvojë të gjerë pune me fillestarë dhe ne mund të rrënjosim një ndjenjë të fortë të ritmit, teorisë së muzikës, leximit të notave, teknikës, intervaleve, etj,. Qëllimi është t’ju ndihmojë të bëheni një muzikant i pavarur, dhe t’ju japim shtysën më të mirë për të qenë sa më të suksesshëm në udhëtimin tuaj muzikor. Sigurisht, për leksionet e muzikës në Tiranë, Akademia Hollywood është vendi ku ju do doni të nisni leksionet e muzikës.

Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.

Niveli mesatar

Ju mbase keni mësuar të luani në mënyrë autodidakte, apo keni eksperiencë në piano por dëshironi që lojën tuaj ta çoni në një tjetër Nivel. Mësuesit në Akademinë Hollywood do të jenë mëse të kënaqur t’ju ndihmojnë në edukimin tuaj muzikor duke ju treguar pikat tuaja të dobëta dhe të forta.

Leksionet për nivelin mesatar janë kryesisht 45 minuta.

Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.

Niveli i avancuar

Keni disa vite që luani në instrumentin e pianos dhe mendoni që ka ardhur momenti për të qenë akoma më mirë dhe për të patur një qasje të re në edukimin tuaj. Mësuesit tanë, të gjithë të diplomuar në Piano dhe të përkushtuar ndaj mësimdhënies janë këtu për t’ju ndihmuar. Nxënësit tanë të avancuar kanë arritur të fitojnë çmime të para në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare dhe gjithashtu kanë fituar bursa në studimet e tyre universitare.

Për të njohur Tarifat në Akademinë Hollywood klikoni këtu.

Metodat për kursin e pianos

Kur ju nisni leksionet e pianos për herë të parë do të keni fatin të keni një metodë pianoje krejtësisht në gjuhën shqipe së bashku me fletoren e punës.
Ne i japim shumë rëndësi që leksionet e pianos të jenë sa më komode për ju.
Metoda jonë e pianos ka vite që përdoret nga ne dhe së bashku me të do të keni dhe fletoren e punës e cila do ju ndihmojë për të krijuar një bazë më të mirë teorike.
https://akademiahollywood.al/wp-content/uploads/2019/05/quote_sign_gray.png
Libër pune, Metoda Piano

Keni ende pyetje?

Can't find what you're looking for?