KURSI MUZ4-6 Vjeçarët

Klasë kolektive për të vegjëlit tuaj -
Kurse Muzike për të vegjël, parashkollorë
Çfarë është kursi Muz?
Është një orë mësimi në javë për fëmijët e grupmoshave 4-6 vjeç.
Muzika tek ata vjen natyrshëm.
atë çka ndodh në Muz është që nëpërmjet lojës fëmijët sensibilizohen për njohuritë që ata kanë. Njihen me zhanre të ndryshme muzikore. Nisin të njohin instrumenta muzikorë dhe gjithashtu mësojnë se si të përdorin zërin e tyre.
Nëpërmjet këngëve, njihen me simbolika të ndryshme edukative.
Dhe jo vetëm kaq, po njihen dhe me këngë tradicionale të kulturave të tjera.
Zhvillojnë sensin e ritmit, muzikës, disiplinës dhe anën sociale.
Dhe të gjitha këto nëpërmjet lojës.
Klasa drejtohet nga Albani dhe Klodeta
Kursi nis në Shtator dhe mbaron në fund të muajit Maj.
Pagesat 10 javore kushtojnë 9500 Lekë.
Materialet për femijët
Për vite me rradhë pedagogët e klasës së MUZ kanë krijuar dhe kanë punuar mbi materiale didaktike të ndryshme të cilat ndihmojmë më shumë në rritjen edukative të fëmijëve.
Kjo është një nga videot, por në youtube mund të gjeni dhe më shumë video të tjera nga Akademia Hollywood
Muzulele?
Muzulele është klasa kolektive për mësimin e instrumentit të Ukuleles.
Zakonisht shumë fëmijët që e kanë qejf muzikën nuk janë ende gati për leksionet individuale, dhe klasa Muzulele është ajo çka i ofron një mundësi të mirë në njohjen me një instrument dhe lojën me të.
Klasa drejtohet nga Albani dhe Klodeta
Kursi nis në Shtator dhe mbaron në fund të muajit Maj.
Pagesat 10 javore kushtojnë 9500 Lekë.
Kurse Muzike për të vegjël, parashkollorë