Jeni gati për të ndjekur kurset e muzikës në Tiranë?
Në Akademinë Hollywood mund të ndiqni kurse muzike për të gjitha moshat.
Prej 2009 në Tiranë ne ofrojmë kurse piano, kurse kitare, kurse baterie, kurse violine, kurse vokali si dhe në shkollën e teatrit ofrojnë kurse aktrimi.
Me shumë klasa dhe kapacitete, Akademia Hollywood është institucioni që në këto 16 vite ka ofruar kurse të muzikës dhe teatrit me profesionalizëm dhe koncerte e eksperience fantastike për të gjithë nxënësit dhe familjet.
E ndërtuar nga mësues, Akademia Hollywood është vendi i duhur për të prezantuar fëmijët tuaj me edukimin muzikor ose artistik .
„Unë jetoj pranë Akademisë dhe mezi kam pritur që djemtë e mi binjakë të bëheshin 4 vjeç dhe të ishin pjesë e një komuniteti kaq të bukur.”
SIDORELA M.
Prind
„Fëmija im, ishte shumë i ndrotjur dhe mezi po përshtatej në klasën e parë. Pasi nisi leksionet e baterisë, pashë se si ai fitoi më shumë besim ne vete dhe ishte më i çlirët.”
ALMA TH.
Prind
“Kur për herë të parë kapëm duart dhe përshëndetëm me të gjithë trupën e teatrit që isha pjesë, unë ndjeva se sa dashuri të fal skena”
Alex Zh.
Student
“Ajo çka më bëri të vendosja që vajza ime të ndiqte leksionet e pianos në Akademinë Hollywood, ishte prezantimi dhe komunikimi me stafin që kur shkuam për t’i vizituar. E kuptova që ishte vendi i duhur dhe sot pas 6 vitesh, them me gojën plot se ka qenë vendimi i duhur”