Trajnimi “Zëri dhe Të Folurit në Publik” nga Sonila KapidaniTRAJNIME

E folura në Publik / Public Speaking
Public Speaking Tirana

Trajnimi “Zëri dhe Të Folurit në Publik” nga Sonila KapidaniZëri dhe të folurit në publik

Tashmë jemi të sigurt që pjesa më e madhe e njerëzve në shoqërinë tonë janë bërë të vetëdijshëm se një nga aftësitë kyçe të mbarëvajtjes në punë është
KOMUNIKIMI FRYTDHËNËS.
💥Shumë administratorë kompanish shqiptare në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni po e shohin me përparësi investimin në kapitalin njerëzor. Të nxitur nga kërkesat e për të shkurtuar udhën e këtij përmirësimi të domosdoshëm në të folurit dhe komunikimin kemi krijuar disa lloje të trajnimeve dhe kurseve për Zërin dhe Komunikimin.

💥
"Përmirësimi i Aftësive të të Folurit"

KUSH DUHET TA NDJEKË?
Këto dy programe intensive janë të vlefshëm për të gjithë ata që punojnë në sektorin publik, privat apo jo-fitimprurës, në biznese, organizata, parti politike dhe që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre komunikuese dhe të të folurit në publik.

🎙️Nëse ajo çfarë keni dashur gjithmonë në takime të rëndësishme në punën tuaj është të realizoni prezantime të qarta dhe mbresëlënëse, atëherë trajnimi ynë intensiv “Përmirësimi i aftësive për prezantime të suksesshme” ju vjen në ndihmë.

📞Për info dhe regjistrime, çdo ditë jave 15:00-20:00, në Studion E Zërit @akademiahollywood : 0692211158

Trajnimi “Zëri dhe Të Folurit në Publik” nga Sonila KapidaniTrajnimet 1 ditore

Ky program është për ata të rinj që bëjnë prezantime në diploma, konferenca, projekte, aktivitete qytetare, programe artistike, etj. dhe keni vërë re se:

❥U ka penguar brishtësia me Zërin, fytin ose probleme të tjera shëndetësore - drojë, tension apo ndjesi të pakëndshme në trup ndërkohë që duhet të prezantoheni;

❥Dëshironi të mësoni më shumë për veten, zërin, drojën nga të folurit në publik dhe sistemin nervor;

❥Jeni një person (i ndjeshëm) me shumë mendime dhe ndjenja të përziera;

❥Jeni gati të dëgjoni mençurinë e trupit tuaj dhe të kuptoni mundësitë;

❥Dëshironi të përdorni Zërin tuaj në një nivel më të thellë (personalisht dhe/ose profesionalisht);

❥Jeni gati për ndryshim dhe rritje personale;

❥ Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin dhe mirëqenien tuaj (vokale).;
Public Speaking Tirana
Public Speaking Tirana

Përftimet në trajnime

❥Si të krijoni një mundësi të re me Zërin dhe Praninë tuaj, ndërkohë që u duhet të prezantoni provime, projekte apo çfarëdo aktiviteti në publik;

❥Si të sintonizoheni me sinjalet e trupit tuaj;

❥Si të njihni mundësitë e Zërit tuaj;

❥Si të përmirësoni/fuqizoni dhe çlironi Zërin në raport me lëvizjen dhe shqisat;

❥Si të relaksoni trupin tuaj dhe të qetësoni sistemin tuaj nervor;

❥Si të përpunoni emocionet tuaja në një mënyrë të butë, të sigurt dhe të shëndetshme

❥Si ta lidhni zërin me emocionet për një menaxhim dhe siguri;

❥Si t'i zbatoni ushtrimet në jetën tuaj të përditshme dhe/ose profesionale

❥ Dhe shumë më tepër!

Trajnimi “Zëri dhe Të Folurit në Publik” nga Sonila KapidaniInformacione të tjera

Si dhe Sa kushton?

Trajnimi: Një ditë e plotë,
10:00 – 13:00 dhe 15:00 – 19:00
Pagesa: 80 euro (nga 100) me Kartë Studenti.
Pagesa duhet të kryhet deri ditën e enjte përpara se të nisë trajnimi.
Grupet janë deri në 10-12 persona dhe pjesëmarrësit duhet të vijnë me veshje praktike/sportive (jo rripa, jo xhinse) që mundësojnë lëvizje të rehatshme.

Kursi tre mujor: Një pasdite në javë për tre muaj tek @akademiahollywood
Pagesa: 225 euro (nga 250) me Kartë Studenti
Pagesa duhet të kryhet të paktën 4 ditë përpara se të nisë trajnimi.
Grupet janë deri në 6 persona dhe pjesëmarrësit duhet të vijnë me veshje praktike/sportive (jo rripa, jo xhinse) që mundësojnë lëvizje të rehatshme.

Për çdo pyetje ju lutem të telefononi në: 0692211158 ose të na shkruani në akademiahollywood@gmail.com
Pagesa dhe regjistrimi kryhen pranë Akademisë Hollywood në Rrugën Qemal Stafa 206, Tiranë.

Public Speaking Tirana

Aplikoni këtu!